Sport

Mourinho përgëzon Nachon dhe Moratan, dy ish-lojtarët e tij te Real Madridi...

Trajneri portugez ka uruar dy lojtarët spanjolë, të cilët i udhëhoqi te Merengët, për fitoren e Euro 2024.

15 Korrik 2024, 17:39 Nga DOSJA
Mourinho përgëzon Nachon dhe Moratan, dy ish-lojtarët e tij te

TURQI - José Mourinho shkoi në rrjetet sociale këtë të hënë, duke uruar Nachon dhe Moratan, dy lojtarë për të cilët ai kishte vënë bast kur ai drejtonte Real Madridin, për fitoren e Euro 2024.

Në të njëjtin mesazh, trajneri portugez, i cili aktualisht drejton Fenerbahçen, ka lënë edhe një 'provokim' të vogël për veten e tij, duke kujtuar rastin e Dani Carvajal, i cili në atë kohë përfundoi në Bayer Leverkusen në vend që të debutonte me fanelën e klubit madrilen.

“Nacho, kapiten dhe kampion i Cgampions League në vitin 2024. Morata, kapiten dhe kampion europian në vitin 2024. Shumë urime për të dy dhe për trajnerin që u dha mundësinë të debutonin (te Real Madrid) kur ishin ende fëmijë në akademi. I njëjti trajner, që nuk e kuptoi se edhe Carvajal ishte një prej tyre, shumë urime për punën fantastike!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Nacho dhe Morata nuk humbën kohë dhe iu përgjigjën postimit të Mourinhos: “Trajneri im”, ka shkruar qendërmbrojtësi. “Faleminderit”, tha sulmuesi i Atlético Madrid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll