Politike

Berisha: Fredi Beleri u nis për në Strasburg si dëshmitar i një procesi mafioz politik

Më tej Kre i PD-së shtoi se Beleri është një dëshmitar në tempullin e demokracisë në Parlamentin Europian, i fytyrës së vërtetë të narkoshtetit shqiptar.

15 Korrik 2024, 20:22 Nga E. D
Berisha: Fredi Beleri u nis për në Strasburg si dëshmitar i
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimit e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë pallatit tha se Fredi Beleri u nis për në Strasburg si dëshmitar i një procesi mafioz politik. Gjithashtu Berisha u shpreh se Fredi Beleri, i cili u bë personazh nga 14 maji gjer sot i studiove televizive, u burgos në një kurth antidemokratik vetëm e vetëm se nuk pranoi të kandidojë për Edi Ramën. Më tej Kre i PD-së shtoi se Beleri është një dëshmitar në tempullin e demokracisë në Parlamentin Europian, i fytyrës së vërtetë të narkoshtetit shqiptar.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush për qëndresën, misionin, guximin tuaj në mbrojtje të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Të dashur miq, sot Fredi Beleri u nis për në Strasburg si dëshmitar i një procesi mafioz politik. Por sot, ai që nuk ka fytyrë, Edi Rama, lakenjtë që e ndjekin atë, dolën para shqiptarëve dhe botës ata që janë, të pafytyrë, të pamoral, mafiozë dhe vetëm me interesa mafioze. Fredi Beleri, i cili u bë personazh nga 14 maji gjer sot i studiove televizive, u burgos në një kurth antidemokratik vetëm e vetëm se nuk pranoi të kandidojë për Edi Ramën.

Nuk pranoi të bëhej Vangjel Tavo. E kuptoni ju, nuk pranoi sepse nuk donte të vidhte me Edi Ramën tokat dhe trojet e bashkëvendasve të tij. Nuk pranoi se nuk donte të bëhej përfaqësues mafioz i Edi Ramës, Olsi Ramës, Olta Xhaçkës. Me qëndrimin e tij, ai i bëri një shërbim demokracisë shqiptare. Pavarësisht se kaloi një kalvar të vërtetë, por nuk u mposht, nuk u dorëzua. Në fund, ai është një dëshmitar në tempullin e demokracisë në Parlamentin Europian, i fytyrës së vërtetë të narkoshtetit shqiptar. I shtetit të mafies, i shtetit të drogës, i shtetit të bandave dhe kriminelëve në pushtet" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll