Aktualitet

U gjet i dhunuar brutalisht, flet fqinja i Rigels Kasos: Djal i shkëlqyer, kishte 2-3 ditë që nuk është parë në pallatin ku jetonte

Rigels Kaso 42-vjeç nga qyteti i Bilishtit u get i rrahur dhunshëm nga persona ende të paidentifikuar në Tiranë.

15 Korrik 2024, 19:05 Nga E. D
U gjet i dhunuar brutalisht, flet fqinja i Rigels Kasos: Djal i shkëlqyer,
Fqinji i Rigels Kasos

BILISHT-  Fqinji i Rigels Kasos ka thënë se ai e njeh Rigelsin për njeri shumë të mirë dhe djalë të shkëlqyer. Gjithashtu Fqinji i 42-vjeçarit përmes një interviste u shpreh se prej 2-3 ditësh Rigelsi nuk ishte parë në pallatin ku jetonte, fqinja tregon gjithashtu detaje edhe rreth familjes së tij.

Rigels Kaso 42-vjeç nga qyteti i Bilishtit u get i rrahur dhunshëm nga persona ende të paidentifikuar në Tiranë. Edhe pse policia dhe prokuroria e Tiranës po ndjekin rastin ende nuk kanë mundur të identifikojnë autorët, por ai është futur në trajtim intubimi në spitalin e Traumës në Tiranë. Kaso, ushtronte aktivitetin e inxhinierit elektrik, duke kryer instalime elektrike dhe instalime kamerash në zona të ndryshme të vendit.

"Ishte djalë i shkëlqyer, edhe mos e kishe mendje do të fliste nëse të shihte në rrugë jo vetëm mua por të gjithëve. Tani  po e bisedoja me gruan edhe u çuditëm. Ai jetonte në Bilisht, në këtë pallatin këtu.  Këto 2- 3 ditë nuk e kam parë. Ai jetonte vetëm, e ëma jetonte jashtë shtetit. Ai rrinte me gjyshen, pas vdekjes së gjyshes jetonte vete. Ai ishte specialist elektrik, punonte edhe punë private kur e thërrisin. Edhe ne kur kishim probleme e thërrisnim e vinte, nuk na merrte as lekë. Nuk punonte në Tiranë , se di pse ka shkuar. Nuk e di çfarë ka në Tirane. Si njeri është i shkëlqyer’’ tha Fqinji i Rigelsit.

rigels kasos

Sondazh

Poll