Aktualitet

"40 hektarë tokë e përfshirë nga flakët", riaktivizohet zjarri në malin Balgjaj në Klos, ndërhyn ushtria

Ndërkohë të dielën vatra është riaktivizuar dhe ka marrë përmasa të mëdha. Paraprakisht mësohet se sipërfaqja e vatrës së zjarrit që ka përshkuar mësivin pyjor me pish dhe Ah ka shkuar në rreth 40 Ha.

15 Korrik 2024, 17:34 Nga M.B
"40 hektarë tokë e përfshirë nga flakët",
Foto nga vendi i ngjarjes

KLOS- Ditën e sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin turistik të Balgjajt në Klos. Mësohet se vatra ishte izoluar paraprakisht nga ndërhyrja e bërë të premten dhe të shtunën nga shërbimi zjarrfikës i Klosit, ai pyjor dhe banorë të zonës. Ndërkohë të dielën vatra është riaktivizuar dhe ka marrë përmasa të mëdha. Paraprakisht mësohet se sipërfaqja e vatrës së zjarrit që ka përshkuar mësivin pyjor me pish dhe Ah ka shkuar në rreth 40 Ha.

Bëhet me dije për shkak të erës së fortë dhe temperaturave shumë të larta zjarri vijon të jetë aktiv dhe të përhapet me shpejtësi. Ndërkohë, grupeve të pushtetit vendor dhe banorëve i janë bashkuar edhe efektivët e forcave tona të armatosura nga Komanda e Forcës Tokësore, Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut në Burrel. Zjarri është afruar pranë liqenit të zambakëve i cili është liqeni më i afërt i rrugës që vjen nga fshati Kurdari.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll