Aktualitet

Banorët e fshatit Fullqet në Klos ngrihen në protestë, shkak mungesa për ujin vaditës

Sakaq banorët theksojnë se shkak bëhen hidrocentralet e ndërtuara në fshatin Xibër të cilat nuk respektojnë kontratën e përdorimit të ujit nga data 15 Maj deri me datë 15 Shtator.

15 Korrik 2024, 17:41 Nga E. D
Banorët e fshatit Fullqet në Klos ngrihen në protestë, shkak
banoret ne proteste

KLOS- Banorët në fshatin Fullqet në Bashkinë e Klosit kanë protestuar për ujin vaditës, duke kërkuar që të ndërhyhet sa më parë dhe të bëhet i mundur që uji vaditës të shkojë në fshat. Gjithashtu banorët janë shprehur se po ju thahen të mbjellat dhe ky është viti i parë që ndodh një situatë e tillë, që me ndërtimin e një tjetër HEC-i në Xibër, nga ku dhe marrin ujin vaditës.

Sakaq banorët theksojnë se shkak bëhen hidrocentralet e ndërtuara në fshatin Xibër të cilat nuk respektojnë kontratën e përdorimit të ujit nga data 15 Maj deri me datë 15 Shtator. Ndërkohë me ujin e zallit të fshatit Xibër Hane në Xibër vaditin 4 fshatra të Klosit, si Darsi, Bel, Unjate dhe fshati Fullqet. Ky i fundit ka edhe sipërfaqen më të madhe të tokave që kultivohen me kultura të ndryshme bujqësore.

protste ne klos

Sondazh

Poll