Sport

Një Alcaraz i jashtëzakonshëm, konfirmon veten si “Mbret” në Wimbledon: Djokovic dorëzohet në finale dhe pranon humbjen

Nuk ka hakmarrje nga serbi Novak Djokovic: tenisti spanjol Carlos Alcaraz, nuk e vuri në dyshim epërsinë e tij, duke triumfuar 3-0 (6-2, 6-2, 7-6) dhe fiton për të dytin vit radhazi…

14 Korrik 2024, 18:35 Nga DOSJA
Një Alcaraz i jashtëzakonshëm, konfirmon veten si

 

ANGLI - Carlos Alcaraz është sërish "Mbret" i Wimbledon dhe triumfon në finale ndaj Novak Djokovic  me rezultatin 6-2, 6-2, 7-6, në dy orë e tridhjetë minuta.

Një finale që solli spektakël në Londër, që  u mbyll me fitoren e 21-vjeçarit spanjol, i cili e dominoi takimin nga fillimi në fund.

Kjo finale nisi në mënyrën më të mirë të mundshme nga Alcaraz, i cili fitoi setin e parë dhe të dytë me rezultatet 6-2, 6-2.

Serbi Djokovic u duk se u zgjua vetëm në setin e tretë, që luftoi deri në fund, por furia e 21-vjeçarit spanjoll ishte e pandalshme, i cili e fitoi 7-6.

Kështu Alcaraz fiton për të dytën herë turneun e Wimbledon dhe duke shkuar në kuotën e 4 Grand Slameve, pas US Open në vitin 2022 dhe French Open, që e fitoi vetëm pak muaj më parë. Spanjol Carlos Alcaraz tani është “Mbreti” i tenisit botëror..

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll