Politike

Lajmet për atentat ndaj ish-presidentit të Malit të Zi, Meta: Shqetësuese për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë

Sipas tij prapa këtyre planeve qëndrojnë ata që dështuan në projektin e grushtit të shtetit atje vite më parë, që dështuan me projektet për ndryshimin e kufijve, ata që kërkojnë të minojnë të ardhmen euroatlantike të Malit të Zi dhe të rajonit.

13 Korrik 2024, 19:56 Nga r.ll
Lajmet për atentat ndaj ish-presidentit të Malit të Zi, Meta:
ilir meta dhe milo gjukanovic

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas lajmeve se është organizuar një atentat ndaj ish-presidentit malazez, Milo Gjukanoviç.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se këto lajme janë tepër shqetësuese për vetë paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Sipas tij prapa këtyre planeve qëndrojnë ata që dështuan në projektin e grushtit të shtetit atje vite më parë, që dështuan me projektet për ndryshimin e kufijve, ata që kërkojnë të minojnë të ardhmen euroatlantike të Malit të Zi dhe të rajonit.

POSTIMI I PLOTË:

Lajmet për plane për atentate ndaj liderit historik dhe vizionar të Malit të Zi, ish-Presidentit, Milo Đukanović janë tepër shqetësuese për vetë paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Prapa këtyre planeve qëndrojnë ata që dështuan në projektin e grushtit të shtetit atje vite më parë, që dështuan me projektet për ndryshimin e kufijve, ata që kërkojnë të minojnë të ardhmen euroatlantike të Malit të Zi dhe të rajonit. Janë ata që ekzekutuan ish-Kryeministrin proeuropian të Serbisë, të ndjerin Zoran Gjingjiç.

Jemi pranë ish-Presidentit Milo Gjukanoviç, familjes së tij dhe Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, me besimin e plotë se Ai do të vazhdojë i palëkundur kontributet e vyera për përshpejtimin e proceseve integruese dhe europianizuese të Malit të Zi, për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore shqiptaro-malazeze.

ilir meta milo gjukanoviç

Sondazh

Poll