Sport

Uzuni gati të ndryshojë skuadër, fillojnë bisedimet mes klubeve!

Mediat spanjolle raportojnë se Sevilla ka hyrë në tratativa për ta transferuar Uzunin. Drejtuesit e klubit e pëlqejnë së tepërmi pasi 29-vjeçari mund të luajë në të dy krahët dhe si qendërsulmues.

14 Korrik 2024, 00:15 Nga DOSJA
Uzuni gati të ndryshojë skuadër, fillojnë bisedimet mes

SPANJE - Një dëshirë e hershme te Sevilla është ajo e nënshkrimit me sulmuesin e kombëtares shqiptare, Myrto Uzunin. Ekipi i La Liga-s e ka kërkuar edhe më herët futbollistin kuqezi, por tani është momenti i së vërtetës pas hapjes së merkatos së verës.

Mediat spanjolle raportojnë se Sevilla ka hyrë në tratativa për ta transferuar Uzunin. Drejtuesit e klubit e pëlqejnë së tepërmi pasi 29-vjeçari mund të luajë në të dy krahët dhe si qendërsulmues. Për këtë arsye shihet si një zgjidhje e madhe, por mbetet të shihet nëse do të jenë të kënaqur te Granada me çmimin e ofruar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll