Politike

Samiti i NATO-S/ Hasani publikon foto me Blinken: Takimi rikonfirmoi angazhimin tonë për unitet transatlantik

Prej tre ditësh në SHBA është zhvilluar samiti i NATO-s me rastin e 75-vjetorit të krijimit të aleancës, ku Shqipëria është përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

12 Korrik 2024, 21:11 Nga r.ll
Samiti i NATO-S/ Hasani publikon foto me Blinken: Takimi rikonfirmoi angazhimin
antony blinken dhe igli hasani

SHBA- Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ka ndarë një fotografi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken nga punimet e samitit të NATO-S në SHBA. 

Përmes një postimi në "X", Hasani shprehet se takimi ka rikonfirmuar angazhimin për unitet transatlantik.

"Faleminderit Sekretarit Antony Blinken për samitin historik të NATO-s në Uashington DC, në 75 vjetorin e Aleancës. Ky takim i rëndësishëm rikonfirmoi angazhimin tonë për unitetin transatlantik në përballjen me sfidat globale.", shkruan ministri. 

Prej tre ditësh në SHBA është zhvilluar samiti i NATO-s me rastin e 75-vjetorit të krijimit të aleancës, ku Shqipëria është përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

igli hasani antony blinken samiti i natos

Sondazh

Poll