Aktualitet

Aksident në mesnatë në Korçë, automjeti del nga rruga dhe përfundon mbi murin rrethues të një biznesi

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

12 Korrik 2024, 09:22 Nga M.B
Aksident në mesnatë në Korçë, automjeti del nga rruga
Foto nga vendi i ngjarjes

KORÇA- Një aksident me një të lënduar ka ndodhur në mesnatë në afërsi të fshatit Pocestë në Korçë. Bëhet me dije se mjeti tip BMW ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Ndërkohë pasagjeri i mjetit është lënduar, por fatmirësisht ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll