Aktualitet

Tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter godet vendin, epiqendra në detin Adriatik

8 Dhjetor 2019, 06:32 Nga DOSJA
Tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter godet vendin, epiqendra

Shqipëri- Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit ende vijojnë lëkundjet sizmike në vend. Sot në orën 00:14 Shqipëria u lëkund sërish. Mësohet se një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter, me qendër në detin Adriatik ka lëkundur sërish vendit.

Pas tij, ka pasur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm edhe 5 lëkundje të tjera, por me magnitudë shumë të ulët. Nuk raportohet për dëme materiale.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tërmet në detin adriatik tragjedia e 26 nentorit 2019 tërmet në detin adriatik tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll