Aktualitet

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë shoferin dhe i merr jetën (EMRI+VIDEO)

7 Dhjetor 2019, 16:04 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë

KORÇË- Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se një person ka humbur jetën.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi i fshatit Rrëmbec, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe raportohet se automjeti ka zënë poshtë drejtuesin, e për pasojë ky i fundit ka humbur jetë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkohë mësohet se vitkima është Mikel Bode, 37-vjeç.

Nuk dhen ende shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rende aksident ne korce mikel bode policia korçe aksident i rende aksident ne korce mikel bode policia korçe

Sondazh

Poll