Doli i gjallë nga rrënojat, drejtori i Emergjenca tregon si mbijetoi Klajdi Qato
7 Dhjetor 2019, 17:25Nga DOSJA
TIRANË- Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur sot për operacionet e kërkim-shpëtimit që janë bërë pas tërmetit të fuqishëm në 26 nëntor. I ftuar sot në studion e “Kjo Javë” në News 24, Çako tregoi dhe disa nga momentet e vështira gjatë operacioneve.
Ndër të tjera drejtori i Emergjencave Civile, rrëfeu dhe operacionin për shpëtimin e Klajdi Qatos, ku tha se ishte një tra i kishte bllokuar daljen.
“Grupet tona kishin mundësuar krijimin e një hapsire, e një tuneli deri në mbërritjen e Klajdit, djalit që u shpëtua por pozicioni i tij ishte shumë i vështirë pasi një tra i vendosur në mënyrë horizontale në pjesën e krevatit e kishte mbyllur ose e kishte kufiziuar mundësinë e daljes. Gjithëka u mundësua falë durimit dhe profesionalizmit të ekipeve greke që krijuan terrenin e mjaftushëm për ta shpëtuar”, tregoi ndër të tjera drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako.
51 persona të vdekur, 913 të plagosurdhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet ende dhe nurmi i paslekundjeve ka shkaur në mbi 1000. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Nga ana tjetër Prokuroria ka nisur hetimet për të vërtetuar nëse ka pasur abuzime me ndërtimet.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Qira është një nga fjalët që po përdoret më shumë këto ditë, pas fjalës tërmet. Katastrofa natyrore ka tronditur edhe çmimet e qirave të ban...
TIRANË- Në studion e “Abc News” ishte i ftuar gazetari Artan Hoxha i cili foli për zgjedhjen e Olsian Çelës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. ...
IRLANDË- Dy shqiptarë, të afërm me njëri tjetrin, janë arrestuar nga Byroja e Pasurive Kriminale në Irlandë, pasi akuzohen se janë kreret e një bande. Duke...
TIRANË- Zëvendëskryeministri Erion Braçe sugjeroi se një nga kontratat më kontroverse koncesionare të qeverisë së tij, ajo për ndërtimin e rrugës Mi...
TIRANË- Një nga viktimat e 26 nëntorit është edhe kryekomisari Bajram Hajdarmataj, i cili gjeti vdekjen në rrenojat e shtëpisë së pushimit numër 4 në Kaval...
Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini, njëkohësisht kandidat për SPAK, pritet të përballet të Martën (10 Dhjetor) me procesin e Vetingut, pas një verifiki...
TIRANË- Teksa ka folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u miratua edhe lista e dytë e familjeve që përfitojnë bonus qiraje të plotë për një vit, Velia...
TIRANË– Reperi Stresi është i njohur si një simpatizantë i flaktë i Partisë Demokratike, duke marrë parasysh faktin që babai i tij, Sali Lusha ka qënë bodi...