Politike

Çështja “Partizani”/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Berishës! Avokati: Kanë vendosur kusht pagesën për të marrë aktet e dosjes

Sipas tij, çështja e pagesës për aktet është qesharake, pasi për këtë gjë vendoset në fund të procesit.

11 Korrik 2024, 11:09 Nga I.A
Çështja “Partizani”/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj
Genc Gjokutaj

TIRANË- Seanca në Gjykatën e Posaçme për kryedemokratin Sali Berisha është shtyrë sërish ditën e sotme. Kjo seancë duhet të mbahej për informacionin dymujor, ndërkohë që seanca e radhës u caktua në datën 19 korrik. Avokatët e Berishës kanë kërkuar aktet, por sipas SPAK, ata duhet të paguajnë që të njihen me aktet e dosjes. Në një prononcim për mediat, avokati Genc Gjokutaj, tha se po vazhdon zvarritja e procesit. Sipas tij, çështja e pagesës për aktet është qesharake, pasi për këtë gjë vendoset në fund të procesit.

“U çel seanca! Ne në dispozicion kishim informacionin dy mujor të hetimeve të SPAK, për të cilën jemi shprehur, pasi ne e kemi parë, Ky informacion mbështetet mbi një bazë dokumentare që ne nuk e disponojmë. Kolegu ka ardhur në Gjykatë dhe i kanë vendosur kusht që aktet të merren kundrejt pagesës. Ky nuk është problem dëshire për të mos paguar, por është problem standardit sepse sipas ligjit, shpenzimet gjyqësore në fund të gjykimit, kanë edhe praktikën e Beqajt që i kanë dhënë aktet. Ne i kemi të domosdoshme dhe nuk mund të na mohohen. Pse ka gabuar gjykata? Rruga e zvarritjes, bën atë që thotë SPAK, duan ta mbajnë këtë çështje," tha Gjokutaj.

Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë lënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie. Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

sali berisha genc gjokutaj

Sondazh

Poll