Politike

Sot protesta e opozitës, Balliu: Përgjigja e qytetarëve për tu bashkuar me ne ka qenë jashtëzakonisht frymëzuese

Ai shton se janë më të motivuar se kurrë më parë për një Shqipëri që përket në Europë.

11 Korrik 2024, 09:27 Nga M.B
Sot protesta e opozitës, Balliu: Përgjigja e qytetarëve për
Foto nga takimi

TIRANA- Koordinatori për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar takime me qytetarët së bashku me të rinjtë e FRPD. Balliu tha se përgjigja e qytetarëve për t’ju bashkuar protestës që do të mbahet sot në orën 20:00, ka qenë jashtëzakonisht frymëzues. Ai shton se janë më të motivuar se kurrë më parë për një Shqipëri që përket në Europë.

“Në takime me qytetarët, bashkë me FRPD me energjine e pashtershme te rinese dhe kolegë të respektuar. Më të motivuar se kurrë më parë për një Shqipëri që përket në Europë, për një Shqiperi për Shqiptarët. Përgjigja e qytetarëve ka qenë jashtëzakonisht frymëzuese ndaj ftesës për tju bashkuar protestës së sotme në ora 20:00. Të bashkuar për fitore”, shkroi ai.

pd

Sondazh

Poll