Politike

"Nuk është fitore e Belerit, por humbje e PS", kandidat për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Tavo: Problemi kryesor i pronave, në rrugëzgjidhje

Tavo tha se problemi kryesor i pronave, është në rrugëzgjidhje. Ai ka shtuar se këtë nuk e thonë si premtim elektoral dhe se brenda 2 muajve, janë shpërndarë 1226 certifikata. 

10 Korrik 2024, 21:20 Nga M.B
"Nuk është fitore e Belerit, por humbje e PS", kandidat
Vangjel Tavo

HIMARA- Prefekti i qarkut të Vlorës, njëherësh kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 4 gushtit në Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo thotë se problemi i pronave në Himarë po merr zgjidhje. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Tavo tha se në zgjedhjet e 2023, nuk fitoi Fredi Beleri, por humbi Partia Socialiste. 

Tavo tha se problemi kryesor i pronave, është në rrugëzgjidhje. Ai ka shtuar se këtë nuk e thonë si premtim elektoral dhe se brenda 2 muajve, janë shpërndarë 1226 certifikata. 

“Ka shumë arsye, nuk është analizë e plotë, pse njerëzit kanë votuar Belerin në Himarë. Ka shumë arsye dhe e kam bërë analizën time të rezultatit të zgjedhjeve të 2023. Nuk është fitore e Belerit, por humbje e palës tjetër. E kanë votuar. Lëri njerëzit, himariotët të shprehin atë që duan, nuk mund të ndërhyjmë ne në të drejtat e tyre.

Problemi kryesor i pronave, është në rrugëzgjidhje. Nuk e them si premtim elektoral. Është çështje që duhej të ishte zgjidhur para 30 vitesh. Brenda 2 muajve, janë shpërndarë 1226 certifikata. Me këtë proces do vazhdojmë, deri në fund të tetorit, nuk do ketë himariut. Ky është angazhim, jo thjesht elektoral. Ka qenë ideimi, angazhimi dhe këmbëmgulja e kryeministrit. Është proces, që kur ekziston vullnet, zgjidhet”, theksoi ai.

himara

Sondazh

Poll