Sport

Al-Ittihad shpreson te Laurent Blanc...

Pas refuzimit të Stefano Piolit dhe negociatave për të sjellë Christophe Galtier, klubi saudit Al-Ittihad dëshiron të finalizojë nënshkrimin e Laurent Blanc si trajner.

10 Korrik 2024, 15:24 Nga DOSJA
Al-Ittihad shpreson te Laurent Blanc...

ARABIA SAUDITE - Laurent Blanc, trajner i skuadrës së Francës (2010-2012), ka trajnuar Karim Benzema me fanelën blu. A do ta bëjë ai këtë edhe tani në Arabinë Saudite nën ngjyrat e Al-Ittihad?

Ky është trendi i fortë i orëve të fundit. Emri i trajnerit francez qarkullon prej disa javësh në ambientin e një klubi, mosmarrëveshjet e brendshme të të cilit përfunduan në anulimin e ardhjes në stol të Stefano Piolit.

Me një president të dorëhequr dhe një hierarki vendimmarrëse krejtësisht të ndryshuar, projektohet ardhja e një trajneri francez.

Al-Ittihad fillimisht negocioi në përpjekje për të nënshkruar me Christophe Galtier. Por pa sukses. Në të njëjtën kohë, u hap shtegu që të vinte Laurent Blanc, opsion çka ka marrë vrull orët e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll