Sport

Ronald Koeman, pas anulimit të trenit për shkuar në Dortmund, para gjysmëfinales së Euros: "Kjo nuk do të ndikojë në ndeshje"

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, siguron se anulimi në minutën e fundit të trenit që do t’i çonte holandezët nga Wolfsburg në Dortmund të martën në mbrëmje, nuk do të ketë asnjë ndikim në gjysmëfinalen e dytë të Euros kundër Anglisë, këtë të mërkurë, në Signal Iduna Park të Dortmundit (21:00).

10 Korrik 2024, 15:02 Nga DOSJA
Ronald Koeman, pas anulimit të trenit për shkuar në Dortmund,

GJERMANI - Treni për të çuar delegacionin holandez nga Wolfsburgu, vendndodhja e kampit të tij bazë në Gjermani, drejt Dortmundit, ku Holanda do të garojë për një vend në finalen e Euros kundër Anglisë këtë të mërkurë në mbrëmje (21:00), u anulua pasditen e së martës.

Ronald Koeman, trajneri i tyre, nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në konferencën tradicionale në prag të ndeshjes me Nathan Aké, krahun e tij të majtë.

Avioni zëvendësues i propozuar nga organizatorët e Euro nuk u ngrit deri në orën 20:20 nga aeroporti Brunswick, 37 kilometra nga Wolfsburg dhe më pak se 280 km nga Dortmund.

Koeman, megjithatë, foli në një video të publikuar në faqen e internetit të UEFA-s të martën në mbrëmje. Kur mësuan se treni i tyre në orën 16:00 sapo ishte anuluar, "ishim në autobus, përpara hotelit dhe nuk ishim nisur ende,"- thotë fituesi i Euro 1988.

"Lojtarët mundën të pushonin edhe dy orë, dy orë e gjysmë në hotel. Ky nuk ka qenë aspak problem dhe nuk do të ndikojë në ndeshje. Në fund, udhëtimi për në Dortmund ishte më i shkurtër”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll