Sport

Fishkëllimat ndaj Cucurella-s, Vivian i del në mbrojtje shokut: "Ata ishin për turp"...

Mbrojtësi spanjol Dani Vivian doli në mbrojtje të shokut të skuadrës

10 Korrik 2024, 10:30 Nga DOSJA
Fishkëllimat ndaj Cucurella-s, Vivian i del në mbrojtje shokut:

GJERMANI - Kombëtarja spanjole mundi Francën në gjysmëfinale, për të arritur në një finale të re të Eurokupës 12 vjet më vonë. Dhe këtë e bëri në një atmosferë ‘armiqësore’ në Mynih, ku mijëra tifozë gjermanë fishkëllenin për Cucurella sa herë që ai prekte topin.

Nisur nga kjo, pas fitores spanjole, Dani Vivian ngriti zërin, duke mbrojtur shokun e tij të skuadrës në zonën mikse: "Mendoj se ishte një turp. Asnjë lojtar nuk e meriton këtë. Mendoj se të vish në një fushë futbolli, për të sharë një person nuk është respekt për dikë që po bën punën e tij”.

Një sektor i tifozëve gjermanë, e kujton ende atë përë një episod të diskutueshëm në kohën shtesë kundër Spanjës, teksa Cucurella preku me dorë topin brenda zonës. Ky veprim nuk u ndëshkua për një pozicion i mëparshëm jashtë loje të Füllkrug. Megjithatë, disa ende mendojnë se gjyqtari Anthony Taylor duhet të kishte dhënë një penallti për Gjermaninë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll