Sport

Dëmtimi i papritur i Alvaro Moratas, pas bilbilit të fundit të Spanjë-Francë… (video)

Alvaro Morata u godit padashje në gju nga një stjuard, i cili po përpiqej të ndalonte një tifoz që kishte hyrë në fushë gjatë festimeve të lojtarëve të La Roja.

10 Korrik 2024, 08:00 Nga DOSJA
Dëmtimi i papritur i Alvaro Moratas, pas bilbilit të fundit të

GJERMANI - A do të luajë në finale kapiteni i La Roja? Apriori po, por ai ka çaluar të martën kur doli nga fusha...

Megjithatë, jo nga një duel i ashpër me ndonjë mbrojtës francez, por nga një ndërhyrje e pavullnetshme dhe e padëshiruar nga një prej rojeve të sigurisë gjatë festimeve të spanjolëve pas fishkëllimës së fundit të arbitrit.

Stjuardi vrapoi për të parandaluar një tifoz hyri në fushë, ai rrëshqiti dhe goditi Moratan në kupë të gjurit. Sulmuesi u grimas dhe mbajti gjurin me dorë, por pak më vonë u bë më mirë dhe Rodri qetësoi mjedisin: “Kam folur me të dhe është mire”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll