Aktualitet

U lënduan gjatë operacionit për fikjen e zjarreve në Dropull, dy zjarrfikës dërgohen në spital

Gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. 

9 Korrik 2024, 20:33 Nga r.ll
U lënduan gjatë operacionit për fikjen e zjarreve në
foto nga operacioni

DROPULL - Dy zjarrfikës kanë mbetur të lënduar gjatë punës për shuarjen e zjarreve në Dropull. Sipas burimeve zjarrfikësit kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës pasi njëri prej tyre ka djegie në trup, ndërsa tjetri probleme për shkak të asfiksisë nga tymi. Gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. 

Më herët, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka lajmëruar se zjarri në Dropull dhe Finiq është vënë në kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banorët dhe banesat në fshatra. Por në postim gjithashtu thuhej se forcat operacionale të Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Finiqit, Sarandës, Himarës, Delvinës dhe Konispolit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, pasi ekziston ende rreziku për riaktivizimim e vatrave. Helikopteri Cougar vijon punën, ndërsa po ashtu bëhet me dije se pritet aktivizimi i dy avionëve PZL nga Greqia, si vendi më afër vatrave të zjarrit.

zjarri ne dropull

Sondazh

Poll