Aktualitet

Aksident në Korçë, një automjet përfundon në lulishte, plagoset i moshuari

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

9 Korrik 2024, 20:54 Nga r.ll
Aksident në Korçë, një automjet përfundon në
pamje nga vendngjarja

KORÇË- Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në Korçë, në unazën e qytetit, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e përplasjes një nga automjetet ka përfunduar në lulishte duke plagosur lehtë një të moshuar që po pushonte aty.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

aksident ne korce

Sondazh

Poll