Aktualitet

"Të niset për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë", Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën Prokurorisë së Apelit për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj

Prokuroria e Apelit kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë.

9 Korrik 2024, 14:11 Nga M.B
"Të niset për llogari të Gjykatës Speciale në
Dritan Goxhaj

TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën Prokurorisë së Apelit për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj. Prokuroria e Apelit kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë.

Dritan Goxhaj u lirua nga qelia në seancën 10 tetorit 2023, ku ishte i pranishëm bashkë me avokatin e tij Ardjan Vishaj, i cili apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës për ekstradimin e tij. Ka qenë gjyqtari Gent Shala, i cili ka vendosur refuzimin e ekstradimit për Goxhajn dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm.

Ish-pjesëtari i UÇK-së u arrestua në 31 korrik nën dyshimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Në janar të 2023 ai publikoi një shkrim me titull “Mëmëdheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale” ku ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve që mbahen të fshehtë nga Gjykata Speciale. 

dritan goxhaj

Sondazh

Poll