Art&Argëtim

Nobel-i për adhuruesin e Millosheviç/ Kosova bojkoton ceremoninë, Pacolli: Shpresoj që edhe Shqipëria të bëjë të njëjt

7 Dhjetor 2019, 12:32 Nga DOSJA
Nobel-i për adhuruesin e Millosheviç/ Kosova bojkoton

PRISHTINË- Kosova bojkoton ceremoninë që do të zhvillohet në Stokholm të Suedisë për dorëzimin e çmimit Nobel për Peter Handke, i akuzuar si përkrahës i regjimit të Millosheviç-it. Lajmin e jep ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Pacolli shkruan në rrjetet sociale se Kosova nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni, dhe se ambasadorja do bojkotojë eventin, teksa shpreh pritshmërinë që të njëjtën gjë të bëjë edhe shteti shqiptar.

Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja jonë, znj. Shkëndije Geci Sherifi, do të bojkotojë këtë event për shkak të fituesit kontravers të Çmimit Nobel,  Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviçit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme.

Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2018 dhe 2019 iu dha dy lauretëve, Olga Tokarczuk dhePeter Handke. Dhënia e këtij çmimi për austriakun Handke është pasuar me reagime të ashpra dhe kritika të forta. në Shqipëri, Kosovë, Evropë e SHBA. Kjo sepse shkrimtari austriak është konsideruar si adhurues i Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture behgjet pacolli cmimi nobel për letersi peter handke polemika per nobelin behgjet pacolli cmimi nobel për letersi peter handke polemika per nobelin

Sondazh

Poll