Art&Argëtim

“Si më kërkoni të rikthehem kur më shanit?”/ Zbulohet e vërteta e largimit të Renato Mekollit, çfarë ndodhi në emis

7 Dhjetor 2019, 10:02 Nga DOSJA
“Si më kërkoni të rikthehem kur më shanit?”/

TIRANË– Disa ditë më parë bëri bujë lajmi se shefi i kuzhinës, Renato Mekolli u largua nga emisioni “MasterChef”. Lajmin e bëri të ditur vetë producentja e emisionit, e cila u shpreh se Mekolli u largua për arsye personale.

Vendin e tij e zuri kuzhinieri tjetër shqiptar me famë në Greqi, Alsi Sinanaj, por mes duket gjërat nuk janë ashtu siç duken.  E gjitha ka qënë një rreng për konkurentët, të cilët kanë pasur dy shefa mbi krye kësaj here.

“Nuk e kuptoj si mund të ma kërkoni të rikthehem, jeni ju ata që nuk më keni dashur dhe më keni sharë çdo herë në Hell’s Kitchen,”-shkruan fillimisht në Instastory Mekolli. 

Ndërsa më vonë sqaron gjithçka duke mos harruar edhe falenderimin për kolegun Sinanaj.  

“Ndjesë për tërheqen e vëmendjes tuaj, si dhe një falenderim të veçantë fansave jo vetëm të mij por edhe të “Hell’s Kitchen” që ju shqetësova me lajmin e sotëm… Mos u shqetësoni sepse unë do të vazhdoj të jem pjesë e këtij formati televiziv në Topchannel të cilin e kam sjell vetë dhe e dua shumë… tek secili nga ne ekziston një Djall… Hell’s Kitchen to be continued… @alsi_sinanaj faleminderit shumë që ishe me ne ? Djalli im i mirë @zefinahasani si thua? Të kthehemi në normalitet?,”– e mbyll shefi. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alsi sinanaj renato mekolli alsi sinanaj renato mekolli

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Dhjetor 2019, 21:55

TIRANË– Angela Martini, një nga personazhet e shoëbizit shqiptar që ndihmoi shumë familje të prekura nga tërmeti, është larguar nga Shqipëria. Me anë të di...