Art&Argëtim

U pyet se cila është vajza më e bukur shqiptare, Capital T flet hapur: Jo vetëm unë por e gjithë shqiptaria e thotë se është Adrola Dushi

Më tej këngëtari u pyet për të ardhmen, kryesisht për martesën.

8 Korrik 2024, 12:15 Nga S.B
U pyet se cila është vajza më e bukur shqiptare, Capital T flet
Capital dhe Adrola

TIRANË- Këngëtari i njohur shqiptar Capital T mori vëmendjen me deklaratën më të fundit ndaj ish-missit Adrola Dushi. I ftuar në emisionin Top Arena, këngëtari 32-vjeçar, ka ndezur edhe më shumë zërat se ai dhe Adrola janë në një lidhje dashurie së bashku.

Teksa iu drejtua pyetja se cila është vajza më e bukur shqiptare, Capital T nuk nguroi të thonte emrin e Adrolës edhe pse moderatori nuk dha alternativa duke e lënë pyetjen të hapur.

“Këtë se them vetëm unë por e gjithë shqiptaria, që Adrola Dushi është një ndër vajzat më të bukura shqiptare” tha Capital T.

Më tej këngëtari u pyet për të ardhmen, kryesisht për martesën. Si në çdo pyetje Capital T, foli hapur duke thënë se familja dhe dasma janë në planet e tij te ardhshme.

“Unë jam shumë familjar, e shoh veten në një të ardhme të afërt me fëmijë dhe familje.” përmbyll këngëtari.

capital t adrola dushi

Sondazh

Poll