Aktualitet

U kap duke transportuar katër emigrantë nga Vendet e Treta, arrestohet 36-vjeçari në Korçë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Në kërkim është shpallur edhe 41-vjeçari E.H, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

8 Korrik 2024, 12:27 Nga S.B
U kap duke transportuar katër emigrantë nga Vendet e Treta, arrestohet
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet në flagrancë një 36-vjeçar në Korçë. Bëhet me dije se 36-vjeçari A.B është kapur duke transportuar katër emigrantë nga Vendet e Treta, drejt Tiranës.

Mësohet se qëllimi i emigrantëve ishte kalimi i paligjshëm i kufirit. Në momentin që 36-vjeçari ka konstatuar punonjësit e Policisë, ai ka tentuar të largojë emigrantët nga automjeti i tij tip Ford por u kap në flagrancë bashkë me ta.

Në kërkim është shpallur edhe 41-vjeçari E.H, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Mësohet se automjeti tip Ford është sekuestruar.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.     

Finalizohet operacioni policor i koduar "Aksi 2".   

Vihet në pranga një 36-vjeçar që u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që kishin synim kalimin e paligjshëm të kufirit. 

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.  

Sekuestrohen automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar "Aksi 2", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.    

Ky shtetas është lokalizuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor "Maliq-Gramsh", gjatë kohës që transportonte me automjetin tip "Ford", në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që kishin synim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në momentin që ka konstatuar punonjësit e Policisë, shtetasi A. B. ka tentuar t’i largojë emigrantët, nga automjeti, por është kapur dhe ndaluar bashkë me ta. 

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. H., 41 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

korce emigrant

Sondazh

Poll