Aktualitet

“Kemi bërë kërkesë për ekstradim, jemi në pritje”, akuzat e Ahmetajt në "RAI3", Dumani: Deklaratat e tij po vlerësohen

Ndërsa në lidhje me akuzat e Ahmetajt në emisionin investigativ “Reporter” të “Rai3”, Dumani ka thënë se deklaratat e dhëna po vlerësohen.

8 Korrik 2024, 12:18 Nga M.B
“Kemi bërë kërkesë për ekstradim, jemi në
Arben Ahmetaj dhe Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë një komunikimi pa kamera me gazetarët ka thënë se Prokuroria e Posaçme është në pritje të përgjigjes për kërkesën për ekstradim të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj. Dumani ka thënë ndër të tjera se procedura zgjat. Ai nuk ka pranuar të komentojë nëse Ahmetaj ka bërë kërkesë për azil ose jo.

“Që ditën që kemi bërë kërkesën për ekstradim jemi në pritje”, mësohet të ketë thënë Dumani.

Ndërsa në lidhje me akuzat e Ahmetajt në emisionin investigativ “Reporter” të “Rai3”, Dumani ka thënë se deklaratat e dhëna po vlerësohen.

“Lidhur me inceneratorët, çështja është nën hetim. Edhe deklaratat e dhëna nga personi në fjalë po vlerësohen. Ka persona të hetuar, të arrestuar, një ndër ta është zoti Ahmetaj”, ka thënë ai.

altin dumani

Sondazh

Poll