Aktualitet

Aksident në Gjirin e Lalzit, makina përplas fëmijën e mitur teksa kalonte rrugën

Mësohet se makina ka përplasur një vajzë të mitur e cila po kalonte rrugën. Sipas informacioneve  e mitura është me origjinë nga Skocia dhe ishte pushuese në plazhin e Gjirit të Lalzit.

7 Korrik 2024, 20:59 Nga N.F
Aksident në Gjirin e Lalzit, makina përplas fëmijën e mitur
Foto ilustruese

GJIRI I LALZIT- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalzit. Mësoeht se një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur.

Mësohet se makina ka përplasur një vajzë të mitur e cila po kalonte rrugën. Sipas informacioneve  e mitura është me origjinë nga Skocia dhe ishte pushuese në plazhin e Gjirit të Lalzit. Më tej bëhët me dije se për shkak të trafikut të rënduar, ambulanca është vonuar për të shkuar në vendngjarje. Ende nuk dihet gjendja e të miturës.

aksident gjiri i lalzit

Sondazh

Poll