Aktualitet

Temperaturat e larta në vend dhe rreziqet e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: Koordinimi me autoritetet, thelbësor për të parandaluar katastrofat e mëdha!

Në postim ministria u është drejtuar qytetarëve duke iu rikujtuar se një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme dhe se dënimi i zjarrvënies në pyje shkon deri në 15 vjet burg.

7 Korrik 2024, 16:08 Nga N.F
Temperaturat e larta në vend dhe rreziqet e zjarreve/ Ministria e
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi ka rikujtuar edhe një herë se vendi është futur në stinën e temperaturave të larta ç'ka bashkë me të vijnë edhe rreziqet e zjarreve. Në postim ministria u është drejtuar qytetarëve duke iu rikujtuar se një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme dhe se dënimi i zjarrvënies në pyje shkon deri në 15 vjet burg.

Më tej ata bëjnë me dije se Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet dhe në rast emergjencash të kontaktojnë zjarrfikëset, policinë ose ambulancën.

Postimi i plotë:

Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta! Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme. Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal.


Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme. Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha. Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet.


Në rast emergjence kontakto:

Ambulanca-127
Zjarrfikësja-128
Policia-129
Ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile- 08000911.

zjarr temperatura te larta ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll