Aktualitet

Mbi 20 persona përfundojnë në spital në Bulqizë, paraqiten me simptoma helmimi

Policia përmes një njoftimi ka bërë me dije se disa banorë janë paraqitur në spital me simptoma helmimi.

7 Korrik 2024, 17:55 Nga N.F
Mbi 20 persona përfundojnë në spital në Bulqizë,
Foto ilustruese

BULQIZË- 20 persona kanë përfunduar ditën e sotme në spital në Bulqizë. Policia përmes një njoftimi ka bërë me dije se disa banorë janë paraqitur në spital me simptoma helmimi.

Ende nuk dihet shkaku i helmimit të banorëve ndërsa raportohet se personat e helmuar janë mbi 20. Policia nuk ka konfirmuar për një numër të caktuar ndërsa pritet një njoftim i dytë edhe për përcaktimin e shkakut të helmimit.

Njoftimi i plotë:

Bulqizë/informacion paraprak. Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.

Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit. Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.

policia bulqize helmim

Sondazh

Poll