Aktualitet

I dënuar me 3.6 vjet burg për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet në Kakavijë 28-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Në pranga është vënë Enea Arapi, i cili më datë 15.03.2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me kaçavidë një person.

7 Korrik 2024, 12:49 Nga r.ll
I dënuar me 3.6 vjet burg për plagosje të rëndë me
foto ilustruese

KAKAVIJË- Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 3.6 vjet burg për "plagosje të rëndë me dashje", është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës. Në pranga është vënë Enea Arapi, i cili më datë 15.03.2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me kaçavidë një person.

“Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe  shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:  Enea Arapi, 28 vjeç, banues në fshatin Rrëmbec, Maliq. Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, njofton policia.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.

enea arapi kakavije

Sondazh

Poll