Sport

Ekuadori shkarkon trajnerin Félix Sánchez, pas eliminimit nga Copa América

Trajneri nuk i rezistoi dot humbjes ndaj Argjentinës

6 Korrik 2024, 08:30 Nga DOSJA
Ekuadori shkarkon trajnerin Félix Sánchez, pas eliminimit nga Copa

SHBA - Spanjoli Félix Sánchez u shkarkua nga detyra e tij, si trajner i Ekuadorit pas  eliminimit të tyre në Copa América nga Argjentina, sipas Federatës Ekuadoriane të Futbollit (FEF).

“FEF informon se ka rënë dakord për t’i dhënë fund marrëdhënies kontraktuale me trajnerin Félix Sánchez Bas”,- thotë federate ekuadoriane në faqen e saj zyrtare pas ndeshjes, në të cilën skuadra u eliminua nga Copa América me penallti.

Pak më herët, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri nuk ka dashur të thotë nëse do të largohet, por një orë më vonë u njoftua ndarja me trajnerin, që kishte marrë detyrën në mars të 2023 dhe ishte me kontratë deri në vitin 2026.

Félix Sánchez largohet nga Ekuadori në zonën kualifikuese për Kupën e Botës 2026, në vendin e pestë, ku gjashtë të parët hyjnë drejtpërdrejt në zonën e Amerikës së Jugut, me vetëm gjashtë ndeshje nga 18 raunde të përfunduara.

Në Copa America, skuadra tregoi një imazh të mirë dhe ra vetëm në orët e para të mëngjesit, duke humbur me penallti, nga Argjentina, kampionia në fuqi e botës dhe fituesi i Copa America të fundit.

Ekuadorianët barazuan 1-1 në kohën e rregullt dhe u eliminuan me penallti (4-2), me portierin Dibu Martínez që priti dy penallti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll