Sport

Francës dhe Portugalisë i duhen edhe 30 minuta lojë për të përcaktuar fituesin!

Edhe pjesa e dytë ishte me të njëjtin ritëm, me të dyja skuadrat që pavarësisht volumit të lojës dhe tentativave të të dyja ekipeve sërish portat mbetën të paprekura duke çuar ede këtë takim çerekfinal në 30 minuta shtesë.

5 Korrik 2024, 22:48 Nga DOSJA
Francës dhe Portugalisë i duhen edhe 30 minuta lojë për

GJERMANI – Francë-Portugali është një tjetër përballje pretendentësh në këtë fazë çerekfinale të këtij Europiani. Njëra prej tyre do të largohet dhe tjetra do të vazhdojë në gjysmëfinalen ku do ta presë Spaja e cila pak më parë eliminoi Gjermaninë.

Në 45 minutata e para të dyja skuadrat ishin shumë të kujdesshme dhe rastet për shënim ishin thuajse zero për të dyja ekipet të cilat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatim e barabartë 0-0.

Edhe pjesa e dytë ishte me të njëjtin ritëm, me të dyja skuadrat që pavarësisht volumit të lojës dhe tentativave të të dyja ekipeve sërish portat mbetën të paprekura duke çuar ede këtë takim çerekfinal në 30 minuta shtesë, që do të jetë një tjetër mundësi për të evituar penalltitë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll