Aktualitet

Akuzohen se abuzuan me fondet e dietave të Frontex, pezullohen 25 efektivë në Korçë

Hetimi është i shtrirë në periudhën 2020-2024 dhe bëhet me dije se abuzimi financiar kap një vlerë të konsiderueshme.

3 Korrik 2024, 15:23 Nga M.B
Akuzohen se abuzuan me fondet e dietave të Frontex, pezullohen 25
Foto ilustruese

KORÇA- 25 punonjës të drejtorisë së policisë Korçë dhe drejtorisë së Kufirit e Migracionit janë proceduar penalisht dhe pezulluarr nga detyra. Mësohet se punonjësit e policisë akuzohen se kanë abuzuar me fondet sa i përket dietave, shërbimeve, shpenzimeve të tjera të shërbimit të Frontex dhe falsifikimit të dokumenteve.

Hetimi është i shtrirë në periudhën 2020-2024 dhe bëhet me dije se abuzimi financiar kap një vlerë të konsiderueshme. Gjithashtu lidhur me rastin po hetohen në gjendje të lirë edhe 15 punonjës të tjerë.

policia korce frontex

Sondazh

Poll