Aktualitet

Dy vatra zjarri në Gjirokastër, flakët përfshijnë varrezat publike dhe fabrikën e vajit

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit nga i cili rrezikohej një banesë dhe fabrika e vajit.

3 Korrik 2024, 15:34 Nga M.B
Dy vatra zjarri në Gjirokastër, flakët përfshijnë
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Ditën e sotme një vatër zjarri është regjistruar  në varrezat publike të Gjirokastrës ku zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë vendosur situatën nën kontroll. Po ashtu mësohet se pranë magazinës së vajit, ka rënë zjarr në një kabinë elektrike. Shkëndijat që dilnin nga kabina kishin shkaktuar zjarrin në bimësinë përreth saj.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit nga i cili rrezikohej një banesë dhe fabrika e vajit.

gjirokaster

Sondazh

Poll