Aktualitet

VIDEO/ Ekstradimi i Laert Haxhiut, policia: Është sjellë deri në Kakavijë nga policia greke nën masa të rrepta sigurie

32-vjeçari është i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si: "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal", "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

3 Korrik 2024, 14:30 Nga r.ll
VIDEO/ Ekstradimi i Laert Haxhiut, policia: Është sjellë deri
laert haxhiu

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ekstradimin e të shumë kërkuarit, Laert Haxhiu. Në njoftimin e policisë thuhet se Haxhiu u soll deri në Kakavijë nga policia greke dhe më pas iu dorëzua asaj shqiptare.

 

32-vjeçari është i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si: "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal", "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Laert Haxhiu kërkohet nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale. Ai është gjykuar në mungese për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Ekstradohet drejt Shqipërisë, i shumëkërkuari me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, Laert Haxhiu.

32-vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si: "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal", "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Falë bashkëpunimit shumë të mirë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u bë i mundur ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, Laert Haxhiu, 32 vjeç.

32-vjeçari është sjellë në Kakavije, në masa të larta sigurie, nga Policia greke dhe është marrë në dorëzim në Kakavije, nga Forcat Speciale “RENEA”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi:

-Gjykata e Lushnjës, në vitin 2017, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur ne tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi Laert Haxhiu, më datë 25.09.2016, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Xh. Sh. dhe S. Xh.;

-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ka denuar me burgim të perjetshëm, per veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal", "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

laert haxhiu policia e shtetit

Sondazh

Poll