Aktualitet

Mori me qira një makinë në Durrës dhe nuk e ktheu më, arrestohet në Dibër 33-vjeçari i shpallur në kërkim

Mësohet se i arrestuari ishte shpallur në kërkim prej ditësh pasi ai kishte marrë më qira një makinë në Durrës dhe nuk e kishte kthyer më. 

3 Korrik 2024, 13:15 Nga N.F
Mori me qira një makinë në Durrës dhe nuk e ktheu më,
Foto ilustruese

DIBËR- Një 33-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Dibër. Mësohet se i arrestuari ishte shpallur në kërkim prej ditësh pasi ai kishte marrë më qira një makinë në Durrës dhe nuk e kishte kthyer më. 

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se arrestimi i 33-vjeçari me inicialet E. G. ka ndodhur në Dibër kur është kapur dhe më pas është ndaluar. Arrestimi i tij është bërë pasi ai akuzohet për veprën penale "Mashtrim".

Njoftimi i plotë:

Dibër/ Strukturat e Hetimit të Krimit të DVP Dibër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin E.G., 33 vjeç, banues në Bulqizë.

33-vjeçari, kërkohej nga Komisariati i Policisë Durrës për veprën penale "Mashtrimi", pasi me datë 03 qershor në një kompani që jep makina me qira, ka marrë një automjet dhe nuk e ka kthyer më. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

diber mashtrim

Sondazh

Poll