Aktualitet

Kandidatët për kreun e Gardës së republikës, mes tyre edhe një grua (EMRAT)

Aplikimet janë mbyllur në 26 qershor ndërsa aktualisht kandidatët janë në proces vlerësimi që pritet të përfundojë brenda 45 ditëve.

3 Korrik 2024, 11:33 Nga N.F
Kandidatët për kreun e Gardës së republikës, mes tyre
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme janë zbardhur emrat që kandidojnë për kreun e Gardës së Republikës. Mësohet se 6 emra kanë aplikuar deri tani për këtë post dhe mes tyre edhe një grua. Aplikimet janë mbyllur në 26 qershor ndërsa aktualisht kandidatët janë në proces vlerësimi që pritet të përfundojë brenda 45 ditëve.

Komisioni vlerësimit do të rendisë kandidatët dhe do t'ia paraqesë Ministrit të Brendshëm. Vihet re se ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka konkurruar për drejtimin e Gardës e Republikës.

Kandidatët

Artan Didi 
Dritan Osmani
Krenar Carcani 
Klajdi Hajredinaj 
Ermal Onuzi
Jona Lamko

garda e republikes kandidate

Sondazh

Poll