Aktualitet

VIDEO/ 100 metra larg SPAK, momenti kur agjentët e BKH-së arrestuan Islam Sefën 

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, arrestimi i tij u krye në një lokal rreth 100 metra larg godinës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

3 Korrik 2024, 11:53 Nga I.A
VIDEO/ 100 metra larg SPAK, momenti kur agjentët e BKH-së arrestuan
Arrestimi

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga arrestimi i Islam Sefës, i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, arrestimi i tij u krye në një lokal rreth 100 metra larg godinës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Sefa u pikas nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët e identifikuan të ulur në një bar-kafe dhe njoftuan komisariatin për arrestimin e tij.

 

Islam Sefa, si i vëllai, kërkohej për trafik droge dhe ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, nga GJKKO, lidhur me një dosje të SPAK për drogë në Gjermani. Bujar Sefa, i vëllai i tij, u dënua me 15 vite burg. Në zbritje të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua me 10 vite burg, ndërsa Islam Sefa është dënuar me 9 vjet e 9 muaj në Itali.

islam sefa

Sondazh

Poll