Aktualitet

VIDEO/ I dënuar me 9.9 vjet burg për trafik droge, arrestohet në një lokal afër SPAK, Islam Sefa

Sefa u pikas nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët e identifikuan të ulur në një bar-kafe dhe njoftuan komisariatin për arrestimin e tij.

3 Korrik 2024, 11:07 Nga r.ll
VIDEO/ I dënuar me 9.9 vjet burg për trafik droge, arrestohet në
spak

TIRANË- Islam Sefa, i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike është vënë në pranga. Arrestimi i tij u krye në një lokal rreth 100 metra larg godinës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Sipas informacioneve Sefa do të takohej në atë lokal me një avokat.

 

Sefa u pikas nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët e identifikuan të ulur në një bar-kafe dhe njoftuan komisariatin për arrestimin e tij.

Islam Sefa, si i vëllai, kërkohej për trafik droge dhe ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, nga GJKKO, lidhur me një dosje të SPAK për drogë në Gjermani. Bujar Sefa, i vëllai i tij, u dënua me 15 vite burg. Në zbritje të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua me 10 vite burg, ndërsa Islam Sefa është dënuar me 9 vjet e 9 muaj në Itali.

 

 

islam sefa spak

Sondazh

Poll