Bota

Ish-zyrtarët e administratës së Biden: Politika e përdorur në luftën Izrael-Hamas e ka vendosur SHBA-në në rrezik

Ish-zyrtarët akuzojnë qeverinë amerikane se është ngjitur pas një "politike të dështuar" që jo vetëm ka qenë shkatërruese për popullin palestinez, por ka rrezikuar izraelitët, ka mbytur lirinë e fjalës dhe ka minuar besueshmërinë e SHBA-së mbi angazhimin e saj ndaj një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

3 Korrik 2024, 08:41 Nga r.ll
Ish-zyrtarët e administratës së Biden: Politika e përdorur
foto ilustruese

SHBA- Dymbëdhjetë ish-zyrtarë të administratës së presidentit Joe Biden, të cilët dhanë dorëheqjen për politikën e SHBA ndaj Izraelit dhe luftës në Gaza, thonë se veprimet e qeverisë kanë rrezikuar sigurinë kombëtare të vendit.

Politikat e kanë destabilizuar më tej rajonin dhe kanë vënë një objektiv mbi shpinën e Amerikës, thonë ata në një deklaratë të përbashkët. Një nga 12 ish-zyrtarët dha dorëheqjen ditën e djeshme nga Departamenti i Brendshëm i SHBA. Ndërkohë DASH ka mohuar më parë pretendime të tilla, duke theksuar kritikat e tij për viktimat civile në Gaza dhe përpjekjet e tij për të rritur ndihmën humanitare.

Deklarata e përbashkët e ish-zyrtarëve thotë: "Mbulimi diplomatik i Amerikës dhe rrjedha e vazhdueshme e armëve drejt Izraelit ka siguruar bashkëpunimin tonë të pamohueshëm në vrasjet dhe urinë e detyruar të një popullsie palestineze të rrethuar në Gaza".

Kjo nuk është deklarata e parë e tillë nga ish-zyrtarët, por vjen krahas dorëheqjes së fundit nga administrata e Maryam Hassanein, asistente speciale në Departamentin e Brendshëm të SHBA. Ajo gjithashtu ka nënshkruar deklaratën, raporton BBC

Ish-zyrtarët akuzojnë qeverinë amerikane se është ngjitur pas një "politike të dështuar" që jo vetëm ka qenë shkatërruese për popullin palestinez, por ka rrezikuar izraelitët, ka mbytur lirinë e fjalës dhe ka minuar besueshmërinë e SHBA-së mbi angazhimin e saj ndaj një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Deklarata e përbashkët thotë se transferimet e vazhdueshme të armëve në Izrael, pavarësisht veprimeve të tij në Gaza, kanë destabilizuar më tej Lindjen e Mesme dhe "vënë një objektiv mbi shpinën e Amerikës".

“Interesat politike dhe ekonomike të kombit tonë në të gjithë rajonin janë dëmtuar gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa besueshmëria e SHBA është minuar thellësisht në mbarë botën në një kohë që ne kemi më shumë nevojë për të, kur bota karakterizohet nga një epokë e re e konkurrencës strategjike”, thuhet në deklaratë.

Midis nënshkruesve të tjerë është Josh Paul, i cili mbikëqyri marrëdhëniet e Kongresit mbi transferimet e armëve. Ai dha dorëheqjen në tetor. Një ish-zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, dy ish-personel të departamentit të forcave ajrore dhe një ish-oficer i ushtrisë në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes nënshkruan gjithashtu deklaratën.

Ushtria izraelite nisi një fushatë për të shkatërruar grupin e Hamasit që drejton Gazën në përgjigje të një sulmi të paprecedentë në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, gjatë të cilit rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng. Më shumë se 37,900 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të Hamasit.

shba lufta izrael-hamas

Sondazh

Poll