Bota

Zhduket 12-vjeçari në Australi teksa po lahej në lumë, autoritetet: Dyshojmë se është sulmuar nga krokodilët, kanë nisur kërkimet

Gjurmët e fëmijës humbën pasditen e së martës kur ai shkoi për të notuar në lumin që kalon nga Palaba, një komunitet i largët me vetëm 350 banorë. 

3 Korrik 2024, 07:30 Nga N.F
Zhduket 12-vjeçari në Australi teksa po lahej në lumë,
Foto ilustruese

AUSTRALI- Një operacion është duke u zhvilluar për të gjetur një djalë 12-vjeçar të zhdukur pranë komunitetit të Palamba në Territorin Verior të Australisë. Departamenti i policisë lokale njoftoi sot se fëmija dyshohet se u sulmua nga një krokodil.

Gjurmët e fëmijës humbën pasditen e së martës kur ai shkoi për të notuar në lumin që kalon nga Palaba, një komunitet i largët me vetëm 350 banorë. 


"Oficerët janë në zonë dhe mendimet tona janë me familjen dhe komunitetin," tha zëdhënësja e policisë Erica Gibson.

“Ata po vëzhgojnë një pjesë të madhe të lumit me varkë dhe ne falënderojmë anëtarët e komunitetit për ndihmën e vazhdueshme”, shton ai. Vlerësohet se më shumë se 100,000 krokodilë jetojnë në Territorin Verior të Australisë, por sulmet fatale ndaj njerëzve nuk raportohen shpesh, thekson agjencia e lajmeve Reuters.

australi krokodil viktime

Sondazh

Poll