Bota

Publikohen pamjet e “grupit të Banjskës” duke u stërvitur në Serbi, anëtari i komisionit për çështje të Sigurisë në Kosovë: Gjithça e qartë!

Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të hënën ngriti përsëri alarmin se grupe të reja po trajnohen në Serbi, për të kryer sulme në katër komunat veriore.

2 Korrik 2024, 22:43 Nga M.B
Publikohen pamjet e “grupit të Banjskës” duke u
Grupi

KOSOVA- Mediat në Kosovë shkruajnë se në mediat sociale qarkullon një video në të cilën shihen persona të cilët stërviten në Serbi, sakaq shihen edhe flamuj kundër NATO-së dhe parulla se Kosova është vend i Serbisë. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani, konfirmoi sot se grupi i Banjskës përbënë kërcënim. Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të hënën ngriti përsëri alarmin se grupe të reja po trajnohen në Serbi, për të kryer sulme në katër komunat veriore.

Nga ana tjetër mësohet se anëtari i komisionit për çështje të Sigurisë në Kosovë, Mefail Bajqinofci, kërkon që të ketë reagim edhe nga faktori ndërkombëtar. Sipas Bajqinofcit, këto pamje tashmë i kanë edhe institucionet e Sigurisë në Kosovë.

“Ka video, por ka pas edhe fotografi ku ju vet personalisht i keni publikuar, në mediumin tuaj, dhe unë mendoj se nuk ka nevojë shumë sot më të thuhet ka apo nuk ka trajnime për këtë qështje sepse e dimë të gjithë ka foto, video të bollshme nga institucionet e sigurisë”, tha ai.

kosova

Sondazh

Poll