2 Korrik 2024, 20:19
Nga E. D
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se propozimi i Presidentit Joe Biden për t'i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit është ende i arritshëm, ndërsa i ka kërkuar Hamasit që ta pranojë atë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, kryediplomati amerikan ka theksuar gjithashtu edhe rëndësinë e planeve të pasluftës, për të rindërtuar Gazën dhe parandaluar një vakum sigurie atje.
Ndërsa trupat izraelite vazhdojnë të thellojnë depërtimin në Gazë në ndjekje të militantëve, kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi të hënën se aftësitë ushtarake të Hamasit pothuajse janë eliminuar.
"Po i afrohemi fundit të fazës së eliminimit të ushtrisë terroriste të Hamasit dhe do të vazhdojmë të godasim mbetjet e saj”, tha zoti Netanyahu.
Njoftimi erdhi ndërsa shefi i diplomacisë amerikane, Antony Blinken, i bëri thirrje Hamasit që të pranojë propozimin për paqe me disa faza. Ai foli gjatë një takimi në Institutin Brookings.
“Mendoj se propozimi i Presidentit Biden është i arritshëm. Do të ishte mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për t'i dhënë fund konfliktit në Gazë, për të ndaluar dhunën dhe rritur masivisht ndihmën, për t'i kthyer të gjithë në shtëpi, përfshirë pengjet amerikane”, tha zoti Blinken.
Sekretari amerikan i Shtetit tha se nuk duhet të ketë një vakum sigurie në Gazë pas përfundimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit
“Duhet të ketë plane të qarta, koherente dhe të arritshme për qeverisjen e Gazës, për sigurinë dhe natyrisht, për të ndihmuar njerëzit që të rindërtojnë jetët e tyre të shkatërruara”, tha zoti Blinken.
Një nga palestinezët, jeta e të cilit ka ndryshuar rrënjësisht dhe kërkon llogaridhënie, është Dr. Mohammed Abu Selmia, drejtor i spitalit Al Shifa. Ai u lirua të hënën nga një burg izraelit ku mbahej që nga nëntori.
“Na kanë torturuar keq, kam një gisht të thyer. Më goditën vazhdimisht në kokë, duke shkaktuar gjakderdhje disa herë. Torturat janë pothuajse të përditshme në burgjet izraelite”, tha Dr. Mohammed Abu Selmia, drejtor i spitalit Al Shifa.
Zyrtarët e burgut izraelit i thanë gazetës “Washington Post” se nuk ishin në dijeni të pretendimeve për tortura, duke shtuar se të burgosurit kanë të drejtë të paraqesin ankesa që do të shqyrtohen plotësisht.
Trupat izraelite bastisën vitin e kaluar spitalin Al Shifa, nën pretendimet se militantët e Hamasit po e përdornin atë si qendër komandimi. Zyrtarët e spitalit i mohuan akuzat.
Abu Selmia u lirua së bashku me rreth pesëdhjetë palestinezë të cilët u kthyen në Gazë për trajtim mjekësor./VOA
antony blinken
Bota
2 Korrik 2024, 20:17
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Sipas ekspertëve ligjorë, vendimi i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara se presidentët...
Bota
2 Korrik 2024, 20:09
E. D
fotot ilustruese
KOSOVË- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës kanë përuruar javë më...
Bota
2 Korrik 2024, 19:54
M.B
Angela Ageler, ambasadore e SHBA-së në Shkup.
SHKUP- "Qeveria e re, gjatë fushatës së saj, qartazi tregoi se cilat mendon se jan&e...
Bota
2 Korrik 2024, 19:20
M.B
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin (djathtas) përshëndetet me homologun e vet ukrainas, Rustem Umerov, në Pentagon, Uashington, 2 ko...
Bota
2 Korrik 2024, 19:03
E. D
pamje nga vendngjarja
MALI I ZI- Mali i Zi është goditur nga një stuhi e fuqishme ditën e sotme, ku si pasojë kanë humbur jet...
Bota
2 Korrik 2024, 19:03
M.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden e kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës së Lartë, që u jep presidentëve imunitet të ...
Bota
2 Korrik 2024, 18:57
E. D
IZRAEL- Të paktën tetë palestinezë u vranë gjatë sulmeve ajrore izraelitete ndaj qytetit të Khan Younisit, bënë t...
Bota
2 Korrik 2024, 18:51
M.B
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Sofje nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, më 22 prill të vitit 2...
Bota
2 Korrik 2024, 18:53
E. D
Viktor Orbán dhe Volodymyr Zelenskyy
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orbán vizitoi Kievin të martën për bisedime me pres...
Bota
2 Korrik 2024, 18:48
M.B
Të afërm dhe vullnetarë duke i bartur në barela trupat e viktimave të një rrëmuje vdekjeprurëse në Indi, 2 korrik...