Bota

Njeriu që shkeli në Hënë krenar me hapjen e Observatorit, shumë shpejt do vizitojë Kosovën

Pranvera Hyseni, themeluese dhe drejtoreshë në “Astronomy Outreach” të Kosovës, ka pohuar se këtë arritje të madhe historike e ka përshëndetur edhe astronauti legjendar i Apollo 16, Charlie Duke.

2 Korrik 2024, 20:09 Nga E. D
Njeriu që shkeli në Hënë krenar me hapjen e Observatorit,
fotot ilustruese

KOSOVË- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës kanë përuruar javë më parë projektin e Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar. Pranvera Hyseni, themeluese dhe drejtoreshë në “Astronomy Outreach” të Kosovës, ka pohuar se këtë arritje të madhe historike e ka përshëndetur edhe astronauti legjendar i Apollo 16, Charlie Duke.

“Zemrat tona u ndriçuan me një surprizë të pabesueshme. Astronauti legjendar i Apollo 16, Charlie Duke, një nga të paktët njerëz që kanë shkelur në Hënë, na nderoi me një video mesazh të veçantë për hapjen madhështore të Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar të Kosovës”, deklaroi astronomia.

Sondazh

Poll