Bota

Dyshohet se vrau foshnjën gjatë lindjes, një muaj paraburgim për nënën nga Podujeva

Gjykata ka vlerësuar se nëse nuk ia cakton këtë masë, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengohet rrjedha e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në rastin.

2 Korrik 2024, 17:41 Nga E. D
Dyshohet se vrau foshnjën gjatë lindjes, një muaj paraburgim
fotot ilustruese

KOSOVË-Gjykata Themelore në Prishtinë, dega Podujevë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarës Gj.L. nën dyshimin se ka kryer veprën penale vrasja e foshnjës gjatë lindjes. Gjykata ka vlerësuar se nëse nuk ia cakton këtë masë, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengohet rrjedha e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në rastin.

Një ditë më parë, Policia njoftoi se një grua ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të dielën. Dyshimet ishin se gruaja ka abortuar në mënyrë të paligjshme.

“Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale”, thuhet në njoftim.

 

gjykata themelore në prishtinë abort paraburgim

Sondazh

Poll