Bota

Dhunoi një vajzë të mitur në Lipjan, arrestohet kadeti i Policisë së Kosovë

Gjithashtu lajmin e ka bërë të ditur zëdhënës i Inspektoratit të Policisë së Kosovës,  Arbër Beka. 

2 Korrik 2024, 15:33 Nga E. D
Dhunoi një vajzë të mitur në Lipjan, arrestohet kadeti i
foto ilustruese

KOSOVË- Një kadet i Policisë së Kosovës është arrestua në Lipjan, pasi bëhet me dije se ai ka dhunuar një vajzë. Gjithashtu lajmin e ka bërë të ditur zëdhënës i Inspektoratit të Policisë së Kosovës,  Arbër Beka. Ndërkohë Beka tha se si pjesë e procedurës për ngjarjen është njoftuar AKSP dhe PK. 

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia lidhur me këtë rast. Me të pranuar njoftimin kanë shkuar në Stacionin Policor Lipjan DRP-Prishtinë, dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për të cilat është njoftuar Prokurori i Shtetit (prokurori kujdestar). Pas prezantimit të të gjeturave të hetimit deri në atë fazë të hetimit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (kadetin policor), për të cilin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunimi” nga neni 277 të KPRK-së”, tha Beka.

Sakaq policia e Kosovës ka njoftuar se se një vajzë ishte zhdukur dhe se rastin e kishte lajmëruar babai i saj.

“Fsh. Konjuh, Lipjan 30.06.2024-21:15. Një mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, njoftoi policia.

kadeti i policisë në kosovë dhume e mitur

Sondazh

Poll