Bota

OSBE: Vetëm 22% e rasteve të dhunës në familje dënohen me burg në Kosovë

ipas njofti të OSBE vetëm 22% e rasteve të dhunës në familje përfundojnë me dënim me burg në Kosovë.

2 Korrik 2024, 16:38 Nga E. D
OSBE: Vetëm 22% e rasteve të dhunës në familje dënohen
fotot ilustruese

KOSOVË- Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar sot raportin më të fundit të monitorimit të gjykimeve për trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga Gjykatat Themelore në Kosovë. Sipas njofti të OSBE vetëm 22% e rasteve të dhunës në familje përfundojnë me dënim me burg në Kosovë.

Sipas njoftimit thuhet se raporti analizon të dhënat e mbledhura nga 141 raste civile dhe penale të dhunës në familje në 2023, si dhe vlerëson përputhshmërinë e shtatë Gjykatave Themelore me standardet ligjore vendore dhe ndërkombëtare. Raporti gjithashtu nënvizon dy mangësi kryesore në lidhje me rastet e dhunës në familje vonesat dhe mosrespektimin e afateve procedurale, si dhe përdorimin e shpeshtë të dënimeve alternative ose të buta.

“Për shembull, raporti vëren shkelje të afateve procedurale në 24 për qind të 29 seancave dëgjimore për urdhrin e mbrojtjes në procedurë civile, të monitoruara nga OSBE, duke lënë gati një të katërtën e viktimave pa zgjidhje me kohë, si dhe duke i ekspozuar ato ndaj dhunës së mëtejshme”, thuhet në njoftim.

osbe kosovë

Sondazh

Poll