Bota

Tragjedi në Suel/ Makina përplas një turmë njerëzish, nëntë persona humbin jetën

Bëhet me dije se një burrë rreth të 60-ave është futur me veturën e tij ke turma duke i përplasur. Ndërkohë katër persona të tjerë janë dërguar në spital.

1 Korrik 2024, 18:55 Nga E. D
Tragjedi në Suel/ Makina përplas një turmë njerëzish,
pamje nga vendngjarja

SUEL- Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pasi një veturë është përplasur me një turmë njerëzish të hënën në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Bëhet me dije se një burrë rreth të 60-ave është futur me veturën e tij ke turma duke i përplasur. Ndërkohë katër persona të tjerë janë dërguar në spital. Policia thotë se po heton ngjarjen, por paralajmëron se numri i viktimave mund të rritet.

Gjithashtu makina po lëvizte në drejtim të gabuar dhe u përplas me dy automjete të tjera para se të vinte në kontakt me këmbësorët. Shoferi, i cili u arrestua në vendngjarje, mësohet se i ka thënë policisë se vetura ka përshpejtuar papritur. Gjashtë persona vdiqën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë vdiqën më vonë nga plagët e marra. Në vitin 2022, këmbësorët në Korenë e Jugut përbënin 35% të të gjitha vdekjeve në rrugë, një përqindje e lartë në krahasim me vendet e tjera të OECD.

suel makina perplas kembesoret

Sondazh

Poll

Bota 1 Korrik 2024, 17:41 E. D

Hungaria merr kryesimin e BE-së

Victor Orban HUNGARI- Hungaria, nga e hëna, mori drejtimin për 6 muajt e ardhshëm të Presidencës së Bashkimit Evropian. Prej ...